Bota

Video/ Simulimi në rast të fatkeqësisë, radioaktiviteti nga reaktori në Zaporozhia do të mbërrinte deri në Ballkan

Në Ukrainë po zhvillohen shumë fronte të luftës, por definitivisht pika më e ndjeshme tash për tash është në Zaporozhia.

Aty, rusët po mbajnë nën kontroll centralin bëërthamor, që është reaktori më i madh në Evropë dhe Ukraina nuk e përjashton mundësinë e ndonjë fatkeqësie për shkak të sulmeve me armë mbi të.

Shkencëtarët nga Instituti Hidrometeorologjik i Ukrainës simuluan përhapjen e rrezatimit në rast të një fatkeqësie bërthamore në termocentralin Zaporizhia.

Ata zbuluan se në rast të kushteve të motit si në ditët e mëparshme, materiali radioaktiv mund të arrinte deri në veri të Detit Baltik dhe gjatë rrugës “të fluturonte” mbi Bjellorusi, Estoni, Letoni, Lituani e Poloni. Në perëndim, do të arrinte në Moldavi, Rumani, Serbi, Sllovaki, Hungari dhe Republikën Çeke, shkruan “The Guardian”.

Lexo më shumë  Stoltenberg zhvillon vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Të njëjtën gjë pretendon edhe Rusia, e cila ka paralajmëruar se mund të mbyllë termocentralin bërthamor të Zaporizhia nëse Ukraina, sipas saj, vazhdon të bombardojë centralin.

Kreu i forcave ruse për mbrojtjen radioaktive, kimike dhe biologjike tha se sistemet ndihmëse për mirëmbajtjen e termocentralit janë dëmtuar nga sulmet e mëparshme. Ai shtoi se në rast aksidenti, materiali radioaktiv do të mbulonte Poloninë, Gjermaninë dhe Sllovakinë.

Lexo më shumë  Ushtria ruse ‘ka humbur’ 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë – humbje të mëdha edhe në armatim

Termocentrali bërthamor, i pushtuar nga rusët, por i operuar nga personeli ukrainas, ka qenë kohët e fundit skena e bombardimeve të shpeshta, ku të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për sulme. /index

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *