Bota

VIDEO/ Si e fundosën ukrainasit anijen ruse me dronin turk

Ushtria ukrainase thotë se ka fundosur një anije ruse të tipit Serna që i përket flotës ruse të Detit të Zi.

“Në ujërat e Detit të Zi, u shkatërrua një mjet zbarkues armik i tipit Serna”, njoftoi të shtunën, më 7 maj, në kanalin e aplikacionit të komunikimeve Telegram, zëdhënësi ushtarak, Serhiy Bratschuk.

Lexo më shumë  ShBA-ja vendos tarifa të reja për 60 shtete

Ai publikoi një video ku pretendonte se tregonte një dron që gjuajti anijen. Autenticiteti i pamjeve nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Fillimisht nuk pati asnjë reagim nga pala ruse.

Lexo më shumë  Si po shpenzon Republika Sërpska miliona dollarë për lobim në SHBA

Një ditë më parë, gazetarët ukrainas kishin raportuar se një anije luftarake ruse ishte qëlluar dhe kishte marrë zjarr në këtë zonë – megjithëse kjo nuk u konfirmua zyrtarisht as nga Kievi dhe as nga Moska.

Kohë më parë, ukrainasit patën goditur anijen ruse Moskva në Detin e Zi.

Ajo cilësohej si anija më e madhe ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *