(Video) Shqipëri-Kosovë të bashkuar, lojtarët nuk presin të rregullohet audio, këndojnë vetë himnin kombëtar
Në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë U-19 dhe Kosovës së kësaj grupmoshe të luajtur në Kukës, është regjistruar një episod interesant.
Në momentin që skuadrat po përgatiteshin për të kënduar himnin kombëtar, një problem teknik bllokoi gjithçka por kjo nuk i pengoi të gjithë për t’u bashkuar e për ta kënduar vetë himnin.
Një mesazh i qartë që vjen nga futbolli në një kohë të trazuar ku Kosova është rikthyer në qëndër të vëmendjes ndërkombëtare dhe politikisht është bë minimumin e marrëdhënieve me Shqipërinë.
Rruga Press