Bota

VIDEO/ Shpërthime me artileri të rëndë në Kiev, kryebashkiaku Vitali Klitschko jep detaje: Nata do të jetë shumë e vështirë

Shpërthime të shkaktuara nga predha artilerie, të shoqëruara me të shtëna me armë zjarri, janë dëgjuar në rrethinat perëndimore të Kievit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i bashkisë së qytetit, ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë, Vitali Klitschko, i cili deklaroi se 5 shpërthime janë raportuar në të gjithë kryeqytetin.

Lexo më shumë  Norvegjia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Sipas tij shpërthime janë dëgjuar dhe pranë një termocentrali në veri të qytetit.

“Shërbimet e urgjencës po përgjigjen. Ne po zbulojmë detajet. Situata tani, pa ekzagjerim, është kërcënuese për Kievin. Nata, tha ai, do të ishte “shumë e vështirë”, tha Klitschko.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *