Kuriozitete

(VIDEO) Shoferi me Bugatti kap 414 km/orë në autostradë; Autoritetet gjermane kritikojnë

Milioneri i Republikës Çeke, Radim Passer, postoi një video të tij duke ngarë Bugatti Chiron me shpejtësi 414 kilometra në orë përgjatë një autostrade në Gjermani.

Ai është kritikuar nga Ministria e Transportit në Gjermani pasi drejtoi makinën e tij sportive me një shpejtësi të çmendur, gjë e vuri në rrezik atë dhe shoferë të tjerë që ishin duke e përdorur të njëjtën autostradë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

“Siguria ishte prioritet, kështu që rrethanat duhej të ishin të sigurta për të ecur,” tha ai në mbishkrimin e videos.

Pjesa më e madhe e rrjetit të Autobahn të Gjermanisë nuk ka kufi shpejtësie. Por Ministria e Transportit, në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, tha se “refuzon çdo sjellje në trafikun rrugor që çon ose mund të çojë në rrezikimin e përdoruesve të rrugës”.

Ministria vuri në dukje gjithashtu se ligji kërkon që drejtuesit të “ngasin vetëm aq shpejt sa automjeti të jetë vazhdimisht nën kontroll”.

Shikoni videon e filmuar nga vetë shoferi i makinës:

YouTube player

Rruga Press

YouTube player