Kuriozitete

(VIDEO) Shoferi i dehur “fluturon” me makinë si në film aksion, mbi një urë në Michigan

Një shofer i dehur në Michigan veproi njëjtë sikur në filmat aksion, duke kapërcyer me makinën e tij mbi një urë të ngrirë.

Në ora 14:00 më 14 janar, 25-vjeçari me veturën e tij Chevrolet Impala po kalonte në autostradë pranë urës “142 Avenue Bridge”, kur u përcaktua për një moment çmendurie.

Makina e tij shihet në video duke “fluturuar” sipër urës me një shpejtësi të madhe, para se të rrotullohej.

Lexo më shumë  Mahniten shkencëtarët – vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Disa persona nxituan ta ndihmonin atë përfshirë 25-vjeçari, Dante Johnson.

“Të gjithë vendosën të ndihmonin. Mund të ishte dita e fundit për të. Është mrekulli që shpëtoi”, ka thënë Johnson.

Shoferi arriti të dilte nga makina. U dërgua në spitalin Bronson, ndërsa nuk kishte lëndime serioze për jetën.

Rruga Press

YouTube player