Sport

Video/Shikoni supergolin e lojtarit shqiptar në Europa League

Mërgim Berisha ka nisur të përshtatet mirë me ekipin turk të Fenerbahçes, të cilët shpenzuan jo pak por 10 mln euro për ta blerë lojtarin shqiptar nga Salzburg këtë verë.

Berisha, me prindër nga Kosova dhe i lindur në Gjermani, vend të cilin përfaqëson edhe me ekipin U21, shënoi dje një perlë në ndeshjen me Antwerp.

Ishte një mbrëmje pozitive për Fenerbahçen ku dje krahas Uzunit me Ferencvaros shënoi edhe sulmuesi shqiptar i ekipit turk.

23-vjeçari shënoi golin e tretë të fitores 3-0 në Belgjikë dhe intepretimi nga ana e sulmuesit ishte perfekt, një gërshërë që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *