Bota

(Video) Shikoni se si ukrainasit e rrëzojnë helikopterin rus, me raketë anti-tank

Rusët janë tërhequr tashmë nga veriu i Kievit dhe i gjithë Ukrainës duke u pozicionuar në lindje, ku duket se qëllimi është marrja dhe ruajtja e pozicioneve ushtarake në rajonin mes Khersonit dhe Donbasit duke mundësuar kështu një koridor tokësor të Rusisë me Krimenë, e aneksuar në vitin 2014.

Gjatë tërheqjes raportohet për vrasjen e qindra civilëve në qytetin e Buchas, ndërkohë që ukrainasit raportojnë se deri tani, kur janë bërë 40 ditë nga fillimi i luftës kanë rrëzuar 150 avionë dhe 134 helikopterë të ushtrisë ruse, kurse ushtarët e vrarë raportohet të jenë 18 500.

Lexo më shumë  Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

Zakonisht helikopterët rrëzohen me raketa anti-ajrore, por këtë radhë ukrainasit qëlluan ndaj një helikopteri sulmi KA-52 me raketë anti-tank.

Raketa “Stugna”, e cila përdoret kundër tankeve dhe mjeteve të tjera të blinduara u lëshua nga platforma e saj tashmë jo në drejtim të tokës siç është projektuar, por drejt një helikopteri, duke e shkatërruar.

Shkoni videon duke klikuar më poshtë.

Lexo më shumë  Suedia paralajmëron se Rusia mund të pushtojë një ishull baltik për të testuar NATO-n
https://twitter.com/EuromaidanPR/status/1511304800281018373?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1511304800281018373%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tpz.al%2Fbota%2Fvideo-ndodhi-edhe-kjo-ukrainasit-rrezojne-helikopterin-rus-me-nje-rakete-an-i170120%3Ffbclid%3DIwAR0aBgyETf0jvEz-_aYjLh4vCll13LJSp4GDCXSCNfyGxcSGyKc1GYWVTK0

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *