Sport

Video/ Shikoni çfarë bën Broja me Southampton: goli i parë i shqiptarit në Premier League

Një shans nga minuta e parë kundër Leeds dhe Armando Broja përgjigjet prezent. Sulmuesi shkodran, gjatë gjithë ndeshjes problematik për mbrojtësit e Bielsas, ka shënuar golin e parë të tij në Premier League në minutën e 53. Sulmuesi i kombëtares ka përfituar nga një asist i Nathan Redmond për të kaluar Southampton në avantazh, në një ndeshje tepër delikate e duke i justifikuar në të njëjtën kohë edhe besimin e dhënë nga tekniku i tij Ralph Hasenhuettl, që ende kishte dilema për ti dhënë më shumë hapësirë Brojës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *