Lajme

VIDEO/ Shifrat me COVID-19 në rritje, s’pyet Bashkia e Tiranës, organizon koncert

TIRANË– Shifrat e pandemisë së koronavirusit janë çdo ditë e më shumë në rritje, ndërsa numri i fataliteteve nuk mbetet pas. Por Bashkia e Tiranës ka vendosur që të thyejë të gjithë rregullat duke grumbulluar sa më shumë njerëz në sheshin “Skënderbej”.

Ashtu siç është paralajmëruar prej javësh, në shesh sonte do të mbahet koncerti “Pop Art” me këngëtaren Arilena Arën. Videoja e mëposhtme është filmuar mbrëmjen e sotme në sheshin Skëndërbej në Tiranë. Shumë njerëz janë mbledhur në shesh, për shkak të një koncerti që po mbahet nga këngëtarja Arilena Ara. 

Lexo më shumë  Raporti i Gallup, Kurti: Dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit
YouTube player

Edhe pse grumbullimet ende janë të ndaluara nga Ministria e Shëndetësisë, sërish Bashkia e Tiranës tregon edhe njëherë se ka “ligjet” e veta, por kësaj here me rrezikun e infektimeve në masë të qytetarëve që do të mblidhen sot në shesh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *