Lajme

VIDEO- SHERRI I PLOTË/ Polici ‘gangster’ shtyn biznesmenin në Vlorë: Rri ku të dua unë o zotëri… (Turma shpërthen në sharje)

YouTube player

Një polic në Komisiaratin e Vlorës ka shtyrë biznesmenin Vasil Bedinaj gjatë natës, ku dhjetra biznesmenë dhe pronarë lokalesh qëndruan në pritje të lirimit të personave të shoqëruar gjatë protestës së mbrëmjes. Por qëndrimi i tyre në oborrin e komisariatit ka bezdisur efektivët e policisë në Vlorë, ku njëri prej tyre nuk është përmbajtur duke iu drejtuar biznesmenit me tone fyese dhe duke e shtyrë. Është dashur ndërhyrja e një polici tjetër që situata të mos degradonte. Ndërsa turma në kor dëgjohet teksa thërret “turp, turp, turp”.

Lexo më shumë  FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Sherri i plotë mes policit dhe biznesmenit: 

Polici: Ça flet me mua pppp (e shtyn me dorë)
Mos më trego mua ku do vete o zotëri…

Biznesmeni: Ore mos më prek me dorë mua o Zotëri.
Turma: Ik ore…..
Polici: Ore unë do rri ku të dua o zotëri

Turma: Edhe neve s’do k… të ikim
(Ndërhyn një polic tjetër.)

Polici: Unë jam në shërbim këtu ore zotëri

Lexo më shumë  Konjufca: Pa zbardhjen e krimeve të luftës as të rënët nuk prehen të qetë

Ik aty ku e ke shërbimin.
Turma: Turp, turp, turp

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *