Bota

(Video) Rusët bombardojnë spitalin në Ukrainë, 300 persona nën rrënoja

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga lideri çeçen Ramzan Kadyrov, ushtria ruse ka nisur ofensivën ushtarake ndaj fabrikës së çelikut në Azovstal në Mariupol, duke bombarduar zonën përreth.

Si pasojë e bombardimeve është shkatërruar një spital, i cili ndodhej pranë fabrikës së çelikut.

Pas bombardimeve nën rrënojat e spitalit ndodhen 300 persona, mes tyre edhe dhjetëra fëmijë.

Lexo më shumë  Mesazhet në Sky ECC zbulojnë financimin e serbëve në Mal të Zi nga djali i Aleksandar Vuçiqit dhe lidhjet me botën e krimit

“Fashistët rusë hodhën një bombë të fuqishme në një spital në zonën e çelikut Azovstal. Sipas informacioneve të mia nën rrënoja janë rreth 300 persona, mes tyre edhe fëmijë. Në pjesën e spitalit që nuk u shkatërrua, kishte të plagosur dhe banorët e Mariupolit fshiheshin me fëmijë, sepse në qytetin e shkatërruar nuk ka ku të fshihesh”, ka shkruar një grua në Twitter e identifikuar si Taruta.

Lexo më shumë  Mesazhet në Sky ECC zbulojnë financimin e serbëve në Mal të Zi nga djali i Aleksandar Vuçiqit dhe lidhjet me botën e krimit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *