VIDEO/ “Rroftë Çamëria, poshtë Beleri”- thirrjet e qytetarit kur sheh Kryeministrin grek Micotakis në Tiranë
Një qytetar, i pranishëm jashtë ambienteve të Katedrales Ngjallja e Krishtit ka protestuar në momentin kur ka mbërritur kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
“Rroftë Çamëria, rroftë Çamëria, poshtë Beleri”, dëgjohet të thotë ai, ndërkohë që Micotaqis po futej në kishë.
Pas këtyre thirrjeve qytetari është larguar nga disa persona, sic shihet në videon e publikuar.
Kujtojmë që Mitsotakis dhe pesë ministra të kabinetit ndoqën ceremoninë mortore të Kryepeshkopit, që do të prehet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”.
Rruga Press