Lajme

(Video) Rritja e kriminalitetit, të rinjtë e Laçit në protestë: Fishekzjarret e festës s’i mbulojnë dot gëzhojat e armëve

Vrasjet e ditëve të fundit dhe rritja e kriminalitetit në vend ka ngritur në protestë një grup të rinjsh në qytetin e Laçit.

 “Liria është e shtrenjtë po vdekja akoma më shumë” – “Liria jonë e shitur e vuri shtetin në gjumë”- ”Kurbini nuk ka më të rinj për të sakrifikuar”. – Këto ishin thirjet e protestuesve të cilët marshuan nga Gjykata deri tek sheshi kryesor të qytetit dhe më pas drejt Komisariatit të Kurbinit

Lexo më shumë  Gjenerallejtënant Jashari në Kroaci, kërkon që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut

 Të rinjtë e shoqërisë civile dhe aktivistë u ndalën tek ngjarjet e fundit ku 4 të rinj u vranë brenda një javë duke theksuar se shteti po tregohet i pafuqishëm përballë ngjarjeve kriminale.

Aktivistet ngritën zërin kundër krimiti i cili ka gjunjëzuar vendin. Pavarësisht thirrjeve, qytetarët kurbinas u treguan indiferent duke mos iu bashkuar marshimit në masë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *