Lajme

(VIDEO) Rita Ora poston videon nga fëmijëria: Qaj sa herë që e shoh këtë

Këngëtarja shqiptare Rita Ora i ka bërë një dedikim tjetër të ëmës së saj e cila ka festuar 58-vjetorin e lindjes ditën e djeshme.

Ylli i muzikës ka ndarë një video nga fëmijëria ku shihet duke kënduar e vallëzuar me të ëmën. Ajo thotë se qan sa herë e sheh këtë video ndërsa e ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë në karrierën e saj.

Lexo më shumë  Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës

“Gruaja që më bëri të mendoj që ajo që bëj sot ishte një ëndërr e vërtetë dhe se mund të besoja që një ditë do të bëhej realitet, faleminderit nënë, unë qaj sa herë që e shoh këtë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.

31-vjeçarja herë pas here bën dedikime për familjen e saj. Përveç Ritës, çifti Vera dhe Besnik Sahatçiu kanë edhe dy fëmijë të tjerë.

Lexo më shumë  Drejtuesi i programit televiziv italian: Vetëm Edi Rama dhe Sergei Lavrov i Rusisë janë ankuar për investigimet ndaj tyre

Rruga Press

YouTube player