KryesoreLajme

(Video) Rasti i montuar Alfa, gjatësia e shkupjanit të dënuar me burg të përjetshëm nuk përputhet me vrasësin

Rasti Alfa në Maqedoninë e Veriut është një ngjarje që ka bërë bujë në vitin 2008, kur në atë kohë në Shkup u vra një polic dhe u plagosën 2 të tjerë pasi u sulmua me armë makina e njësitit policor Alfa.

Agim Islami është një nga shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm për këtë ngjarje, i cili prej 14 vitesh vuan dënimin.

Bashkë me të u dënua edhe shqiptari tjetër Rexhail Qerimi, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në burg pak muaj më parë.

Emisioni Uniko nga gazetari Spartak Koka ka hyrë brenda burgut të Idrizovës në Shkup ku Agim Islami vuan dënimin. Spartak Koka zhvilloi një intervistë me Islamin, i cili thotë se është i pafajshëm dhe është dënuar padrejtësisht.

Ai thotë se privatisht kanë bërë një ekspertizë në një laborator në Serbi për një video të kamerave të sigurisë, ku është filmuar e gjithë ngjarja e sulmit ndaj policëve.

Lexo më shumë  Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Bazuar në analizën shkencore të asaj video, rezulton që autori i pretenduar si Agim Islami në video rezulton të jetë të paktën 181-182 centimetra të gjatë. Ndërsa në të vërtetë Agim Islami thotë se është 174 centimetra.

Për të provuar këtë, gazetari Spartak Koka mati në burg përpara kamerave vetë Agim Islamin për të konfirmuar gjatësinë e tij.

Spartak Koka: Çfarë përpjekjesh keni bërë në gjithë këto vite për të provuar që s’jeni ju ai person në sedijen e pasagjerit, një nga qitësit i cili vjen më pas dhe futet në sedijen e parë të pasagjerit.

Agim Islami: Ne kemi bërë të lloj-llojshme bashkë me familjarët tanë, me shokët tanë. Përpjekja më e fundit që kemi bërë ka qenë me ekspertizën e video-incizimit, e kanë dërguar në Serbi. Një laborator shkencor që bën video-ekspertiza të ndryshme, i certifikuar.

Lexo më shumë  Kundërshtojnë largimin e tregut, tregtarët e Belshit dalin në protestë, futen në ambientet e bashkisë

Spartak Koka: Në këtë ekspertizë na rezulton dhe shkruhet që personi në sedijen e pasagjerit, sipas pamjeve filmime, rezulton të jetë në një gjatësi 181-182 centimetra.

Agim Islami: Ka dalë se të akuzuarit për vrasje janë mbi 1.80 metra, mbi 1.82, kurse unë jam 1.74 metra.

Spartak Koka: Ekspertiza thotë që personi në fjalë është rreth 182 centimetra.

Agim Islami: Po ashtu është. Unë jam 174 cm dhe nuk e di pse më mbajnë akoma në burg.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *