Bota

(Video) Rama të fut në riedukim, por ja si reagon Kancelari gjerman kur gazetarja i bën pyetje

Kryeministri Edi Rama ka shpikur një metodë të re, të padëgjuar që i jep mundësinë të shmanget sa herë që nuk do të përgjigjet. Është “riedukimi”, një metodë që parashikon denigrimin dhe përjashtimin e një gazetari për 90 ditë nga çdo aktivitet publik. Dy “viktimat” e deritanishme janë dy reporterët Ambrozia Meta dhe Klevin Muka. Të tjerët janë ende nën “ombrellë”, por rrezikohen sapo të bëjnë pyetjen që nuk i leverdis kryeministrit.

Por nëse hedhim sytë pak më tej, andej nga anëtarët e qeverisë kanë nisur të na krahasojnë për nga rritja ekonomike shohim se situata dhe raporti i gazetarëve me pushtetarët ka problematika dhe është delikat, por ruan një normë dhe reflekton një qytetari në komunikim që është me vite dritë larg nga realiteti shqiptar. Në videon që sjell Dosja, pasqyrohet një ngecje verbale mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe redaktores së Deutche Welle.

Lexo më shumë  Një tjetër goditje në luftë, Ukraina shkatërron bazën ruse të dronëve

Redaktorja e politikës e pyeti kancelarin se cilat ishin konkretisht angazhimet e qeverisë gjermane për sigurinë e Ukrainës dhe a mund të renditeshin ato. Por Scholz nuk donte të përgjigjej.

Kancelari tha vetëm: Po, unë mundem…(të përgjigjem), por veç kaq.

Duke qeshur ai e la pyetjen e gazetares në gjysmë. Kaq ka mjaftuar që kritika në Gjermani të vërshojë duke e quajtur përgjigjen që për hir të së vërtetës nuk ishte as fyerje, si arrogante. “Moment i keq, këshilltarët nuk e kanë drejtuar siç duhet“, thuhet në disa nga komentet për Scholz.

Lexo më shumë  Franca mund të përballet me dhunë shkaku i zgjedhjeve, thotë ministri i Brendshëm

Ndërkohë që në Shqipëri, debati ka marrë një rrjedhë komplet tjetër duke gjykuar pyetjen e gazetarit dhe jo sjelljen e kryeministrit. Çfarë do të mendonin në Gjermani për “riedukimin” e Ramës?

Ndiqni videon:

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *