BallinaBota

VIDEO/ Qëndruan në pritje prej shumë orësh, shoferët e kamionëve në Britani përplasen me policinë

Shoferët e kamionëve të bllokuar jashtë portit britanik të Dover ditën e sotme janë përplasur me policin, pasi nuk janë lëjuar të kalonin në Francë.

Sipas mediave të huaja, mijëra shoferë kamionësh, janë bllokuar në Jug të Anglisë, duke rrezikuar të kalojnë pushimet larg familjeve të tyre. Në pamjet e publikuara, shfaqen tensione të larta në përplasjen e tyre me policinë për  për shkak të vonesave në hapjen e tragetit.

Lexo më shumë  Rezultatet e sondazhit të fundit të Reuters/Ipsos: Kamala Harris kryeson me 3 për qind ndaj Donald Trump

Prania e policisë në zonë nuk është aq e fortë sa të vërë nën kontroll incidentet, duke qenë se ka 8-10 mijë kamionë në vend.

Video e plotë:


Megjithëse ekziston një plan i qartë që parashikon akomodimin në hotel për ata shoferë që rezultojnë pozitivë me koronavirusin dhe për këtë arsye nuk lejohen të kalojnë në Francë, ata janë të tensionuar dhe situata po përshkallëzohet.

Lexo më shumë  Tirana e tejmbushur me protestues/ Opozita me kërkesa ndaj Ramës. Përplasje, molotovë dhe sprej lotsjellës mes protestuesve dhe policisë

Qeveritë e Francës dhe Britanisë njoftuan dje se kishin arritur një marrëveshje që do të lejojë kamionët që ishin bllokuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe të kalonin vetëm ata shoferë që rezultojnë negativë në testin e SARS-CoV-2.

Rruga Press

YouTube player