Bota

VIDEO: Publikohen pamje në zonat e Ukrainës ku po zbarkojnë trupat ruse

Rusia ka nisur tashmë pushtimin e një pjesë të Ukrainës.

Dy zonat e territorit të Ukrainës, që më herët gjatë ditës kanë shpallur pavarësinë e tyre dhe janë njohur nga Rusia, do të kontrollohen nga ushtria ruse.

Forcat e armatosura të Rusisë tashmë kanë marrë rrugën për Donetsk dhe Luhansk. Pamje të tankeve ruse duke marshuar drejt zonave të vet-shpallura si të pavarura brenda territorit të Ukrainës janë publikuar në rrjete sociale.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Në të njëjtat zona, separatistë pro-rusë kanë zbarkuar nëpër rrugë, duke festuar njohjen e pavarësisë nga Rusia.

Veprimet e Rusisë kanë nxitur reagime të bllokut perëndimor.

NATO, presidenti Biden, kancelari i Gjermanisë, presidenti i Francës dhe autoritetet e Britanisë së Madhe të gjithë kanë paralajmëruar sanksione prej më të ashprave ndaj Rusisë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *