Lajme

(Video) Policia e Kosovës i kthen prapa serbët me bluza provokuese

Ka nisur tubimi i serbëve në Gazimestan, për të shënuar Vidovdanin.

Policia e Kosovës po i kontrollon pjesëmarrësit e mbledhur, e shumë prej të cilëve kanë ardhur edhe nga Serbia.

Vitin e kaluar, në këtë organizim ishte arrestuar një person për provokim ndëretnik, ndërkohë që ishin gjetur edhe armë të ftohta. Ai më pas u dënua me disa muaj burgim.

Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht humbjes së madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.

Shënimi përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviq, u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.

Lexo më shumë  Varfëria, Shqipëria ka koston më të lartë në Evropë për dietën ushqimore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *