Lajme

(Video) Polici godet qytetarin në ambientet e një pallati në Pogradec

Një ngjarje rëndë është rregjistruar në Pogradec, ku një oficer policie është kapur nga kamerat duke dhunuar një qytetar. Në pamje shfaqet oficeri i policisë, Gjergji Riza, i cili dhunon një qytetar të identifikuar si Ervin Norolla duke e goditur në ambjentet e një pallati. E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese.

Lexo më shumë  Seanca e parë gjyqësore për Erion Veliajn do të mbahet më 9 mars

Siç duket, Riza për arsye që ende nuk dihen, ka goditur të riun me shpulla e shkelma dhe e ka kapur për fyti. Nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin.

Sipas informacioneve kofidenciale, bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Burime nga policia bëjnë me dije se oficeri Gjergji Riza prej disa kohësh ka shfaqur probleme me kujtesën. Për shkak të gjendjes shëndetësore ai ishte transferuar nga Komisariati i Pogardecit në DVP Korçë. Oficeri ka kërkuar të dalë në kemp, kërkesë e cila ende nuk ishte miratuar.

Rruga Press

Lexo më shumë  Shembjet në korridorin VIII dëshmojnë për keqmenaxhimin si model qeverisje
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *