Bota

Gjenerali i lartë amerikan: Rusia ka humbur në formë strategjike, operacionale dhe taktike

Derisa bëhen 1 vit që kur filloi lufta në Ukrainë, gjenerali i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Mark Milley që shërben si kryetari i 20-të i Shefave të Përbashkët të Shtabit ka deklaruar të martën se Rusia ka “humbur”.

Presidenti rus Vladimir Putin “mendoi se mund ta mposhtte shpejt Ukrainën, të thyente aleancën e NATO-s dhe të vepronte pa u ndëshkuar. “Ai e kishte gabim”, tha Milley duke folur me gazetarët në Bruksel.

Gjenerali i lartë amerikan kritikoi Moskën për fillimin e një pushtimi të paprovokuar të Ukrainës, duke theksuar se Rusia ka paguar si pasojë një “çmim të madh në fushën e betejës”.

“Rusia tani është një vend i përjashtuar globalisht dhe bota mbetet e frymëzuar nga trimëria dhe qëndrueshmëria e Ukrainës. Shkurtimisht, Rusia ka humbur – ata kanë humbur në formë strategjike, operacionale dhe taktike”, shtoi Milley.

Komentet e Milley i bënë jehonë një vlerësimi nga admirali Sir Tony Radakin, shefi i shtabit të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, i cili në dhjetor tha se “Rusia po humbet” dhe “bota e lirë po fiton”.

Kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar, pritej gjerësisht të pushtonte Kievin brenda pak ditësh. Por forcat ruse dështuan në këtë objektiv pasi trupat ukrainase bënë një rezistencë shumë më të ashpër se sa pritej. Me ndihmën e armëve të furnizuara nga perëndimi, Ukraina ka vazhduar të sfidojë pritshmëritë në këtë luftë.

Lexo më shumë  Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *