Sport

VIDEO/ Përsëritet tmerri i Eriksen, lojtarit i bie infarkt në fushë

Kampionati i futbollit në Katar ka kthyer sot në mendje edhe një herë skenat dramatike kur Kristian Eriksen pësoi infarkt në fushën e lojës gjatë Euro 2020.

Në ndeshjen mes Al-Rajan dhe Al-Uakrah, futbollisti i kombëtares së Mali, Ousman Kulibali, i cili luan për Al-Uakrah, u rrëzua në mënyrë të papritur në vijën e portës.

Ai u përfshi nga konvulsionet dhe shokët e skuadrës dhe kundërshtarët me shpejtësi kërkuan ndërhyrjen e mjekëve.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Këta të fundit, u detyruan që t’i bënin atij masazh kardiak për ta kthyer në jetë pasi nuk kishte puls pas atyre momenteve, ndërsa lojtarët e tjerë përfunduan të dëshpëruar e të përlotur në gjunjë.

Për fat të mirë, zemra e Kulibali rifilloi të punonte dhe ai u transportua në spital, ndërsa të dy skuadrat vendosën që të mos vazhdonin më ndeshjen.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje
https://twitter.com/Intent_B/status/1479902333916135424?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1479902333916135424%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tpz.al%2Fsport%2Fvideo-perseritet-tmerri-i-eriksen-lojtarit-i-bie-infarkt-ne-fushe-i160080

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *