Bota

VIDEO/ Përmbytjet në Spanjë, shkon në 63 numri i të vdekurve

Përmbytjet shkatërruese në Spanjën jugore dhe lindore kanë lënë të paktën 63 të vdekur. Siç raportohet shpëtuesit kanë përdorur gomone për të punuan edhe natën për të shpëtuar njerëzit e bllokuar. 

“Për ata që në këtë moment ende kërkojnë të dashurit e tyre, e gjithë Spanja qan me ju. Fshatrave dhe qyteteve të shkatërruara nga kjo tragjedi u them të njëjtën gjë: Së bashku do të rindërtojmë rrugët, sheshet e urat tuaja”, tha kryeministri Pedro Sanchez në një fjalim.

Lexo më shumë  Vuçiq rikthehet te Shesheli, Stojkoviq: Serbia ende beson në mitologjinë millosheviqiane-shesheliane

Carlos Mazon, udhëheqësi rajonal i Valencias, një nga rajonet më të rëndësishme bujqësore të Spanjës, ka thënë se disa njerëz mbetën të izoluar në vende të paarritshme si shkak i përmbytjeve.

Lexo më shumë  Provokim ushtarak pranë kufirit të NATO-s/ Droni rus godet trenin, shpëton ish-kryeministri britanik Johnson dhe delegacioni perëndimor
YouTube player