VIDEO/ Përmbytjet në Spanjë, shkon në 63 numri i të vdekurve
Përmbytjet shkatërruese në Spanjën jugore dhe lindore kanë lënë të paktën 63 të vdekur. Siç raportohet shpëtuesit kanë përdorur gomone për të punuan edhe natën për të shpëtuar njerëzit e bllokuar.
“Për ata që në këtë moment ende kërkojnë të dashurit e tyre, e gjithë Spanja qan me ju. Fshatrave dhe qyteteve të shkatërruara nga kjo tragjedi u them të njëjtën gjë: Së bashku do të rindërtojmë rrugët, sheshet e urat tuaja”, tha kryeministri Pedro Sanchez në një fjalim.
Carlos Mazon, udhëheqësi rajonal i Valencias, një nga rajonet më të rëndësishme bujqësore të Spanjës, ka thënë se disa njerëz mbetën të izoluar në vende të paarritshme si shkak i përmbytjeve.
Seguimos en las labores de búsqueda de las personas desaparecidas en #Letur con el apoyo de algunas de nuestras especialidades. Esta mañana se han sumado al dispositivo dos nuevos drones, perros especializados en la búsqueda de personas, y en breve lo hará el GEAS. pic.twitter.com/vI15uN4U7u
— Guardia Civil Albacete🇪🇦 (@guardiacivil_ab) October 30, 2024
Rruga Press