Lajme

(VIDEO) Përgjimi i Ulsi Manjës që nxorri Ramën nga shinat

Një pyetje e pazakontë, të paktën sa i takon emocionit që shkakton tek Edi Rama, ishte ajo që i bëri gazetari i A2 CNN sot kryeministrit në konferencën kushtuar SPAK-ut.

Gazetari e shtangu Edi Ramën kur i citoi bisedën e përgjuar të Manjës, sot ministër i Drejtësisë dhe i ulur ngjit me Ramën në konferencë, me shefin e atëhershëm të policisë së Dibrës, Robert Aga.

Lexo më shumë  Murati: Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve të tjerë strategjikë

Në përgjim dëgjohet se si Ulsi Manja i premtonte Robert Agës favore, ndërkohë që ai punonte për fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

Ndërkohë, gazetari i A2 CNN sot tha: “Politika duhet të ketë dhe moral- tha Muka, po sa e moralshme është që ju të mund ti bëni ju këto kerkesa ndaj drejtësisë duke mbajtur në krah Ulsi Manjën që ka dalë në përgjime duke i premtuar favore në punësim njerëzve si Robert Aga që kanë punuar elektoralisht për partinë socialiste. Sot zoti Manja është ministër i drejtësisë dhe jo para drejtësisë”. 

Siç mund ta shihni edhe në videon më poshtë, pasi kryeministri tentoi njëherë ta kthente në personale me gazetarin, iu shmang pyetjes duke cituar gjyshen e tij në italisht./lapsi.al

Lexo më shumë  Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *