Lajme

(Video) Përfshihet nga flakët transformatori i nënstacionit elektrik në ish-Metalurgjik në Elbasan

Nënstacioni numër 2 i energjisë elektrike në Ish Metalurgjikun e Elbasanit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:25.

Zjarri sipas burimeve zyrtare dyshohet se u shkaktua nga shpërthimi i transformatorit që shërben për furnizimin me energji elektrike.

Disa automjete të Shërbimit zjarrfikës ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve të cilat morën përmasa të mëdha.Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *