Bota

(Video) Pas sulmeve ruse ndaj Ukrainës, ShBA dërgon 20 helikopterë “Apache” në Letoni

Rreth 20 helikopterë amerikanë “Apache” mbërritën në aeroportin ushtarak “Lielvarde” në Letoni, disa orë pasi forcat ruse sulmuan Ukrainën.

Ministri lituanez i mbrojtjes tha se kjo lëvizje është pjesë e përforcimeve ushtarake që SHBA po dërgon në rajonin e Baltikut.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Rusia ka goditur kryeqytetin ukrainas të shtunën në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa sipas raportimeve të CNN ende nuk dihet nëse ka viktima apo sa është numri i tyre.

Lexo më shumë  Shkarkimi i Escobarit, Bugajski: Koha që ShBA-ja të emërojë një të dërguar të pakorruptuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe homologët e tij të NATO-s u pajtuan të premten që të dërgojnë mijëra trupa për të mbështetur aleatët e tyre nga ajri dhe deti në afërsi të Rusisë dhe Ukrainës, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca do të dërgojë pjesë të Forcës për Reagim të NATO-s dhe elementet e një njësie për dislokim të shpejt në krahun lindor të aleancës. Kjo është hera e parë që NATO përdor këtë forcë për të mbrojtur aleatët.

Forca e Reagimit të NATO-s ka deri në 40,000 trupa, por sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO nuk do ta dërgojë të gjithë njësinë.

Lexo më shumë  Osmani takoi presidentin e Liberisë në SHBA. Diskutuan për thellimin e bashkëpunimit

Më herët, aleanca më e madhe ushtarake në botë dërgoi rreth 5,000 trupa në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni.

Disa prej 30 shteteve të NATO-s po e furnizojnë Ukrainën me armë, municion dhe pajisje ushtarake, por NATO, si organizatë nuk po dërgon furnizime. Kjo aleancë ka thënë se nuk do të nisë asnjë aksion ushtarak në mbështetje të Ukrainës, që është një partnere e ngushtë, por ende nuk ka prospekt që t’i bashkohet aleancës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *