Lajme

(Video) Njësitë speciale vendosen edhe në nënstacionet policore në veri të Kosovës

Puna e njësive speciale në jug dhe veri të Kosovës edhe gjatë ditës ka vazhduar njësoj sikurse ditëve të kaluara.

Përkundër që gjobitja e qytetarëve me targa ilegale është shtyrë për ditën e nesërme, në stacionet dhe nënstacionet policore në veri të Mitrovicës ka vazhduar njëjtë edhe sot, ndërsa për të siguruar këto objekte janë vendosur edhe njësitë speciale.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani për masakrën e Stagovës: Nuk do të ndalemi në angazhimin për vendosjen e drejtësisë

Gjatë ditës së sotme ka qëndruar në afërsi të Kampit “Belvedere” i cili gjendet në jug të Mitrovicës.

Nga aty Kallxo.com sjell pamje të ekipeve të njësive speciale të cilat po udhëtojnë drejtë nënstacioneve policore në Jasenovik në Zubin Potok e Kushtovë ku edhe do të vendosen për të mbikëqyrur situatën në atë zonë.

Ekipet speciale janë vendosur në këto zona për shkak të rritjes së tensioneve pas qindra dorëheqjeve që janë ofruar javët e kaluara nga zyrtarët serbë.

Lexo më shumë  Mbi 100 artefakte të masakrës së 26 marsit 1999 ekspozohen në Muze

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *