Lajme

(Video) Njësitë Speciale të Kosovës mblidhen në kampin ‘Belvedere’ në Mitrovicë

Ekipi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ka filluar të mblidhet në kampin ‘Blevedere’ në lagjen Bair, në jug të Mitrovicës.

Autoblindat dhe automjetet e topave të ujin janë vendosur tashmë në këtë kamp.

Kallxo.com ka sjellë pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen automjetet e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës duke u mbledhur në këtë kamp.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës, pas konsultimit me presidentin e Serbisë, Alexandar Vuçiq.

Po ashtu, zyrtarë të të komunitetit serb, që janë pjesë e Policisë së Kosovës, kanë dorëzuar mjetet e tyre të punës, duke njoftuar largimin nga Policia e Kosovës.

Lexo më shumë  Kryeziu: Nëse pranohet oferta e Gërvallës, e zbatojmë në kuadër të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi po përcjellë zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës.

Policia ka thënë se sipas nevojës dhe vlerësimeve operacionale do të angazhojë personelin e saj, me qëllim të kryerjes së detyrave dhe autorizimeve ligjore, në funksion të garantimit të sigurisë së përgjithshme në vend si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me situatën në veri të vendit, duke thënë se Beogradi ka nisur kërcënimet dhe përgatitjet për destabilizimin e Kosovës.

Lexo më shumë  Knut Abraham i zhgënyer me Gjermaninë dhe Këshillin e Evropës: Në këtë 75-vjetor të KiE nuk ka shumë për të festuar

“Përfaqësues të Listës Serbe para një jave kanë thënë që do të organizojnë rezistencë të ashpër kundër gjobave. Mirëpo, nuk e pritën 21 nëntorin: Beogradi nisi kërcënimet dhe përgatitjet për destabilizimin e Kosovës. Prandaj, diçka tjetër është në pyetje” – ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri Kurti nuk ka folur saktësisht për vendimin e fundit të zyrtarëve policorë nga komuniteti serb në veri, për t’u dorëhequr nga detyra, por ka kërkuar nga të gjithë qytetarët serbë që të ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë, duke thënë se ai nuk është kreministër kundër tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *