Lajme

(Video) Një pjesë e grurit të ardhur nga Ukraina përfundon në autostradën Tiranë-Durrës pas aksidentimit të kamionit

Një kamion i ngarkuar me grurë ka dalë nga rruga dhe si pasojë i gjithë gruri është derdhur në autostradën Durrës-Tiranë.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e për pasojë kamioni ka dalë nga rruga, pas një problemi me aksin e trajlerit.

Trafiku është i rënduar, por jo prej grurit në rrugë. Njerëzit që ndodhen aty kanë ndaluar për të parë se çfarë ka ndodhur. Gruri mendohet të ketë ardhur nga Ukraina dhe është ankoruar në Portin e Durrësit para dy ditësh.

Lexo më shumë  Sulmi në Banjskë, edhe dy muaj paraburgim ndaj tre serbëve të dyshuar

Në vendngjarje erdhi një tjetër kamion, i cili do të mbledhë grurin e derdhur në rrugë.

Grupi hetimor është prezent dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa pasojat kanë qenë vetëm materiale.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *