Lajme

Video/ Një medalje ari, dy argjendi: Briken Çalja është nënkampion i botës

Botërori i Peshëngritjes në Tashkent në Uzbekistan është kthyer në një sukses të vërtetë për Shqipërinë, që me Briken Çaljen kthehet me tre medalje, një të artë e dy argjent dhe me titullin e nënkampionit të botës në dygarësh.

Natyrisht nuk mund të anashkalohet vendi i katërt i Erkand Qerimajt, që ka ndryshuar edhe peshë.

Lexo më shumë  “Ndihem përgjegjës për ngjarjet”/ Ministri i Brendshëm i Francës jep dorëheqjen pas dhunës policore në protestat masive

Çalja fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes në Botëror duke shkuar vetëm një kilogram larg titullit kampion bote në dygarësh dhe shtytje, ku u klasifikua në vendin e dytë. Peshëngritësi shqiptar garoi në peshën deri në 73 kilogram dhe ia doli të ngrejë 156 kilogram në stilin e shkëputjes, më shumë se çdo garues tjetër.

Edhe në shtytje Çalja bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke ngritur 182 kilogramë në provën e parë, 186 kilogram në të dytën dhe dështoi 190 kilogramë në të tretën, duke humbur titullin kampion në dygarësh për vetëm një kilogram.

Lexo më shumë  22 organizata shqiptare reagojnë ndaj dhunës policore: Ndaloni dhunën, mbroni jetën dhe të drejtën për protestë paqësore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *