Lajme

Video/ Nisma brilante e ekipit gjerman: “Tifozë, dizenjojeni ju fanellën tonë”

Në 112 vitet e historisë së Borussia Dortmund, tifozët kanë parë dhe lojtarët kanë veshur fanella të panumërta: nga ato më klasiket te ato të thjeshta, të ndezura, moderne apo ekstravagante, duke përfshirë edhe të futura në memorje për gabime që lidhen me ekseset e modës. Por ajo që të gjitha fanellat kanë patur të përbashkët është se ato përfaqësonin komunitetin BVB në mbarë botën, që klubi i lidh me kaq shumë kujtime dhe histori, dhe që ka gjetur gjithmonë kritika dhe preferenca.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!
YouTube player

Këtë herë Dortmund ka mendoi diçka krejt të veçantë: “Ne duam të dizajnojmë fanellën tonë së bashku me të gjithë ju për sezonin 2023/24. Sepse fanella jonë na bashkon dhe na përfaqëson të gjithëve, në të mirë ose në të keq. Prandaj, ne duam të mbledhim sugjerimet tuaja: qofshin këto të punuara me grep, të pikturuara, të animuara në 3D ose me printim të thjeshtë, nuk ka rëndësi! Dizenjojeni ju kompletin tonë!”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *