Lajme

VIDEO/ Ndodh te 5 Maji, policia tërheq zvarrë gruan nëpër shkallë: O palaço, o serbë…

Policia ka ndërhyrë dhunshëm ndaj banorëve te 5 Maji, që ishin ngujuar në banesat e tyre, duke kundërshtuar shembjen, pa një mandat. Në videon e publikuar nga Faxnews jepen pamjet ku një familje me disa anëtarë ka tentuar të qëndrojë e ngujuar brenda banesës, pasi nuk ka firmosur një marrëveshje për shembjen e saj.

Zonja e shtëpisë që është me dokumente të rregullta hipotekore, u kërkon punonjësve të IKMT-së mandatin e prishjes së banesës së saj, i cili nuk i jepet nga asnjë prej punonjësve të shtetit.

Lexo më shumë  Kosova nuk është protektorat, është një shtet sovran/ Woelk: Sasia e ndërhyrjeve në punët e Kosovës është absurde dhe e patolerueshme

“Ku e keni mandatin e prishjes, ku e keni mandatin, ku e keni mandatin e prishjes? Mos më prekni, ku e keni mandatin, o ndyrësita, o fytyra të zeza, o palaço, o serbë, o erdogana. Mos i gëzofshi, ku e keni mandatin”, dëgjohet të bërtasë mes dhimbjes gruaja, ndërkohë që ajo shprehet se shtëpinë e ka me hipotekë dhe me letra të rregullta.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *