KryesoreLajme

(Video) “Mos e fuqizo hasmin”, Sela: Vetëm Serbia përfiton nga Open Ballkan

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një prononcim për gazetën LAJM, tha se vetëm Serbia përfiton nga iniciativa “Open Ballkan”.

“Duke e pasur parasysh që Serbia është shteti më i fortë ekonomikisht brenda kësaj iniciative rajonale, lind pyetja logjike: ç’nevojë do të kishte Serbia të bëhet pjesë e tregut të Bashkimit Evropian kur në Ballkanin Perëndimor mund të krijojë një treg të vetin dhe një Union Evropian që do të udhëhiqet nga Serbia. Gjermania e Evropës, në rastin konkret do të ishte Serbia e Ballkanit. Nëse më lejohet të flas në zhargonin popullor do të them: nëse e ke hasëm nuk bën ta bësh të fortë ekonomikisht. Përfitime ekonomike nga kjo lloj forme e Ballkanit të Hapur nxjerr vetëm Serbia”, tha Sela.

Ai ftoi zyrtarët e Tiranës dhe Shkupit që të shqyrtojnë pjesmarrjen në këtë iniciativë pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

“Vendet e Ballkanit Perendimor që janë janë anëtarë të NATO-s duhet t’i rishqyrtojnë pozicionet e veta në lidhje me këtë çështje. Unë mendoj që faktori politik shqiptar, në çdo iniciativë me Serbinë, çëshjen e parë që duhet ta shtrojë është Kosova. Serbia nuk i fsheh pretendimet territoriale që i ka ndaj Kosovës dhe këtë edhe një herë e ritheksoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq para ca ditësh kur e bëri betimin për mandatin e ri presidencial. Kushti i parë që duhet të plotësohet është pavarësia e Kosovës dhe për sa kohë që nuk plotësohet ky kusht, as nuk duhet të diskutohet pjesëmarrja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe vendeve tjera që janë anëtare në NATO, në iniciativën “Ballkani i Hapur”. Kjo nismë vetëm se i garanton Serbisë që të anashkalojë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur”, u shpreh Sela.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

“Ministri Lavrov vetëm se i dha vërtetësi deklaratave që i kam thënë në të kaluarën në lidhje me “Open Ballkan”. Unë vazhdoj të mendoj se iniciativat rajonale duhet të kenë për bazë interesant gjeopolitike që kanë shtetet që bëjnë pjesë në këtë iniciativë rajonale. Kjo ka qenë deklarata ime dhe qendrimi i Aleancës për Shqiptarët prej para dy vitesh, më duket, kur u paralajmërua ajo zona e minishengenit. “Open Ballkan” duhet të ketë për bazë shtetet që shtetet që bëjnë gjeopolitikisht, në pjesë në një sferë të interesit dhe jo në një sferën e interesit që është anti-demokratike, kundër të drejtave të njeriut dhe kundër jetës, siç po dëshmohet në lidhje me agresionin rus në Ukrainë”, u shpreh kreu i opozitës shqiptare, Ziadin Sela./Lajmpress.org

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *