Bota

VIDEO/Momenti kur ushtari rus qëllon mbi kokat e protestuesve ukrainas

Momenti kur një ushtar rus qëllon me armë mbi kokat e protestuesve ukrainas është kapur në kamera. Të dielën në mëngjes, banorët e Kherson, një qytet në jug të Ukrainës, dolën për të protestuar pushtimin rus.

Qindra vetë mbushën rrugët e qytetit, duke i quajtur ushtarët rusë fashistë. Por ndërsa pjesa më e madhe e ushtarëve ndoqën pa lëvizur demostratën, njëri prej tyre u filmua teksa qëllon në ajër me armën e tij. Por, kjo nuk i trembi protestuesit, të cilët vijuan marshimin e tyre.

Lexo më shumë  G7-a nuk arrin marrëveshje përfundimtare për përdorimin e aseteve ruse për Ukrainën

Sipas nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të qytetit, rusët po përpiqen të organizojnë një pseudo referendum në këtë qytet port për të krijuar një tjetër krahinë separatiste, siç bënë me Krimenë, apo të ashtuquajturat Republika Popullore në Donetsk dhe Luhansk.

Ndërsa kryebashkiaku, Ihor Kolykhaiev, tha se protesta tregoi se qyteti është pjesë e Ukrainës. Ai gjithashtu tha se mban kontrollin administrativ të qytetit. “Këtu jetohet normalisht, të gjithë këshilltarët bashkiakë janë në punë dhe ngrihet flamuri i Ukrainës”, tha ai në një postim në Facebook.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm polak thërret për riarmatim afatgjatë të Evropës

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *