Lajme

VIDEO/ Momenti i shpërthimit në spitalin e Tetovës, godina përfshihet nga flakët në pak sekonda

Kamerat e sigurisë kanë kapur pamje nga momenti i shpërthimit të zjarrit në spitalin e Tetovës ku humbën jetën 14 qytetarë. Zjarri ka nisur pak pas orës 21:00 të mbrëmjes dhe në pak minuta e përpirë të gjithë godinën.

Nga pamjet në kamerat e sigurisë duket se disa prej pacientëve ja dalin të largohen, mes tyre edhe një pacient në karrige me rrota.

Prokuroria ka nisur hetimin për zjarrin. Jo zyrtarisht thuhet se ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike. Ekzistojnë dyshimet se shkëndijat e para kanë nisur gjatë kohës kur mjekët kanë vënë në punë një pajisje që furnizohet me energji elektrike për të trajtuar një pacient.

Lexo më shumë  Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Për të zbardhur të vërtetën, qeveria e RMV ka kërkuar ndihmë nga hetuesit gjermanë, të cilët janë të specializuar për hetimin e fatkeqësive dhe aksidenteve.

Zjarri në qendrën modulare për COVID në Tetovë shkaktoi 14 viktima. 8 prej tyre janë gra dhe 6 burra, nga mosha 29 deri në moshën 79 vjeç. Jo zyrtarisht thuhet se 12 nga viktimat janë pacientë që ishin shtruar për mjekim nga virusi, ndërsa 2 ishin shoqërues të pacientëve të shtruar në qendrën ku ra zjarri.

Lexo më shumë  Gërvalla takoi ministrin e Jashtëm estonez, kërkon mbështetje për integrim
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *