BotaKryesore

(Video) Moment kritik për Serbinë, eksperti amerikan: BE-ja dhe SHBA-ja duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiqit këtë gjë

Eksperti i çështjeve të Ballkanit, Alon Ben-Meir, po vlerëson se Serbia aktualisht gjendet në një moment kritik sa i përket kërkesës së saj për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ai përmes një analize të tij të dhënë në twitter, thotë se kjo vjen për shkak se pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, refuzoi një gjë të tillë.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

”Pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësimin në BE, Presidenti i Serbisë Vuçiq refuzoi thirrjet nga BE dhe SHBA për t’iu bashkuar sanksioneve kundër #Rusisë.

Ky është një moment kritik për #Serbinë. BE dhe SHBA duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiqit se forcimi i lidhjeve me Rusinë do të rrezikojë procesin e saj të integrimit”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *