(Video) Ministria e Jashtme gjermane fton investitorët gjermanë ta ndihmojnë Kosovën në sektorin e energjetikës dhe sigurisë
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock fton investitorët gjermanë ta ndihmojnë Kosovën në sektorin e energjetikës dhe sigurisë.
Një fjalim hapës i konferencës, me të vërtetë inspirues, nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock në Dialogun e Tranzicionit Energjetik në Berlin, ku marrin pjesë mbi 50 shtete.
“Në situatën e Invazionit rus ky investim e bën Kosovën më të pavarur nga energjia me bazë fosile”- tha mes tjerash ministrja gjermane e jashtme.
Ajo nuk ka harruar ta falenderojë dhe Ministren e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, për praninë dhe suksesin e projektit, i cili do të mbulojë 10/100 të nevojës për energji elektrike në Kosovë.
Ministrja gjermane ka thënë se synimi i Gjermanisë është që Evropa të jetë kontinenti i parë i pavarur në energji. Siç ka thënë ajo, Gjermania dëshiron ta largojë varësinë nga gazi rus dhe do ta bëjë këtë duke nisur importin e gazit dhe vajit nga shtetet tjera. Në këtë rast ka përmendur Kosovën duke kujtuar se së fundmi në këtë shtet u inaugurua një park i erës në Mitrovicë.
Në një fjalim në Dialogun e Tranzicionit Energjetik në Berlin, Baerbock, ka thënë se me këtë park të erës synohet furnizimi me energji i rreth 100 mijë shtëpive në Kosovë.
©Rruga Press