Sport

Video/ Milani dominon Lazion. Do të jetë derbi në gjysmëfinalen e Kupës

Pas një derbi me Interin, nuk mund të mos ishte një Milan dominues në Kupë. Ndaj Lazios kuqezinjtë shkëlqyen me një fitore 4-0 që i çon direkt në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Në “San Siro” nuk pati histori, ishte vetëm Milani që kaloi në avantazh me Leaon në 24’ ndërsa ky i fundit dha edhe një asist në 43’ për Giroud për të dyfishuar rezultatin.

Lexo më shumë  Fabrizio Romano zbulon se çfarë ka vendosur Chelsea për Armando Brojën

Një Milan i papërmbajtshëm që pa u mbyllur pjesa e parë shënon sërish në 45+1 me anë të francezit Giroud i cili në pak ditë realizon një tjetër dygolësh.

Pjesa e dytë është sa për statistikë pasi Lazio vijon inekzistente në fushë ndërsa në 79’ ka vend edhe për një gol nga Kessie që vulos fitoren e kuqezinjve.

Milan dominues dhe tani shkon në gjysmëfinale ku e pret Interi në dy takime që do të luhen në “San Siro”.

Lexo më shumë  Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *