Sport

VIDEO/ Lojtari i Sheriff Tiraspol pësoi arrest kardiak ndaj Realit?

Në futboll po shtohen rastet me probleme shëndetësore të lojtarëve, sidomos me ato kardiake.

Të Martën një lojtar i Sheffield United pësoi arrest kardiak në Championship dhe shpëtoi pasi u dërgua shpejt në spital ndërsa dje ndodhi diçka e tillë edhe në Champions League por nuk është vënë re në shtypin moldav.

Në ndeshjen Sheriff Tiraspol-Real Madrid, ishte Adama Traore i cili në një moment të ndeshjes pa u përplasur vë dorën në zemër pasi pëson një aritmi dhe menjëherë shtrihet në tokë. Ndihma e shpejtë i erdhi menjëherë në ndihmë dhe me kripë amonjaku arritën që ta mbanin të vetëdijshëm lojtarin e ekipit moldav.

Traore u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme dhe vetëm ato do të konfirmojnë nëse futbollisti pësoi një arrest kardiak apo fshihet diçka tjetër nga dhimbja që pati në gjoks.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *