Lajme

(Video) Lali Erit i plasin ujërat e zeza në Ali Dem

Një situatë skandaloze ajo që po ndodh në lagjen e “Ali Demit” në kryeqytet.

Siç shihet nga pamjet e sjella nga Boldnews.al, në zonë kanë plasur ujërat e zeza, duke vërshuar në rrugë.

Situata vijon prej dy ditësh e njëjtë dhe është kthyer në shqetësim për banorët e zonës dhe kalimtarët, duke rrezikuar edhe një epidemi të mundshme në këto ditë të nxehta.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Nga ana tjetër, nga Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj, nuk ka marrë asnjë masë duke e lënë gjendjen të degradojë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *