KryesoreLajme

(Video) Kurti: Shkolla dhe ushtria janë dy garantues të mëdhenj 

Para ceremonisë së parakalimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovë për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, një pjesë të fjalimit ia kushtoi edhe luftimit të korrupsionit.

“Nëse korrupsioni na kërcënon çdo ditë, ne do ta luftojmë në çdo orë. Kosova është çështje e të gjithëve, për të përparuar ajo ka nevojë për të gjithë ne”, ka theksuar Kurti.

Lexo më shumë  13 vendet në Shqipëri, ku çmimet të bëjnë të djersish, zemra të rreh shpejt dhe xhepi te rrezikoht: Çmimet nga supermarketi te karburanti te mjeku

I pari i ekzekutivit, para qytetarëve dhe të ftuarve në sheshin “Zahir Pajaziti”, theksoi se rrugëtimi i Kosovës ka qenë i gjatë dhe i mundimshëm.

“Por edhe me krenari dhe nder. Sot i kujtojmë heronjtë tanë që dhanë jetën, vuajtjen, flijimin e heronjve, atyre që na kujtojnë sesa e shtrenjtë është liria dhe sa mirë është të jesh i lirë”, tha kryeministri Kurti.

Kurti tha se Kosova qëndron si pantere e palëkundur përkrah shteteve mike e aleate.

Lexo më shumë  Kurti bën homazhe për vëllezërit Bytyqi në New York: Drejtësia ende mungon, do ta kërkojmë bashkë me SHBA-në

“Garancia e paqes në peshën aktuale të konflikteve është ekzistenca efektive e aleancës atlantike. NATO është kushti i paqes për të gjithë ne”, përfundoi kryeministri.

Kryeministri Kurti e mbylli fjalimin e tij duke thënë se shkolla dhe ushtria janë dy garantues të mëdhenj të dijes publike dhe rendit shtetëror.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *