Sport

Video/ Kukësi trondit Tiranën dy minuta nga fundi: humbja e parë për Shehin, Longo e sheh veten -3 nga kreu

Humbja e parë për Tiranën në kampionat, që shpresonte shumë të merrnte arratinë, me një fitore në sfidën direkte me vendin e dytë, por kjo ishte gjithashtu treni i fundit për Longon, që nuk mund kurrësesi të gabonte. Tani veri lindorët ngjiten në 17 pikë, tre pas Tiranës që ruan gjithësesi vendin e parë.

Pak raste, pothuaj asnjë i vërtetë në pjesën e parë me Seferin e Taipin që tentuan të bëhen të rrezikshëm nga distanca, pa impenjuar asnjë nga portierët. Megjithatë mundësinë më të mirë e kishte Ngo’o, pas gjysëm ore lojë, i ndalur nga Tafas në dalje të dëshpëruar.

Lexo më shumë  Donjeta Sadiku mposht bindshëm kundërshtaren ruse në Kampionatin Evropian të Boksit

Shehi korrigjoi dicka në formacion, ashtu si edhe Longo, me rifillimin e lojës, por planet u prishën nga goli i Milunovic, në të 49, pas asist të Basa. Reagim i vrullshëm i Tiranës, që kërkoi të evitonte humbjen, nuk pati sukses me Kukësin që u blindua prapa, por rrezikoi të prishte gjithcka kur më pak e priste. Peposhi shkaktoi penalltinë që Koci e akordoi vetëm pas sinjalizimit nga VAR, ndërsa Seferi barazoi rezultatin nga pika e bardhë, duke i dhënë Tiranës 8 minuta shpresë, në të cilat Basa i ndëshkoi.

Kështu, skenari më i bukur i kampionatit u realizua në Loro Borici, me Kukësin fitues 2-1 në një ndeshje thriller përballë Tiranës kryesuese, rezultat që hap krejtësisht kampionatin me Longon që dihat tani -3 nga vendi i parë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *