Lajme

VIDEO/ Koncerti i Malumës, organizatorja përgënjeshtron Ramën dhe Veliajn: U paguan 50 mln Lekë nga Bashkia Tiranë

Edi Rama dhe Erion Veliaj gënjejnë kur thonë se për koncertin e Malumës në Tiranës, nuk u pagua nga institucionet shtetërore. Të paktën, ky është konkluzioni që del pas deklaratave të një nga përfaqësueseve të kompanisë private që solli këngëtarin me famë botërore në Shqipëri.

“Ky është aktivitet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Këshilli i Kulturës në Bashkinë e Tiranës ka miratuar një fond ndihmë për 5 milionë lekë të reja. 50 milionë të vjetra”, tha Uarda Koçi në një emision televiziv.

Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama do të deklaronte publikisht se nga buxheti i shtetit nuk është paguar asnjë Lekë për të sjellë në Tiranë kolumbianin – në një kohë kur qytetarët shqiptarë protestojnë për rritjen e çmimeve të produkteve bazë.

Madje, mori përsipër edhe të bënte humor duke e quajtur këngëtarin “Malumja” – ndoshta për të krijuar përshtypjen se as ja ia idenë se kush është ai për të cilin flitej aq shumë.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Rama tha se pyeti në Bashki dhe prej andej, e kishin siguruar se këngëtarin e ka sjellë një kompani private. Nga asnjë buxhet publik, theksoi, s’është paguar asnjë Lekë.

“Unë se dija kush ishte Malumja… Po dëgjoj një muzikë këtu jashtë, nuk e dija ça është. Më thoni është Malumja. Nuk e dija ça ishte sot e mora vesh. Më shkruani se keni lekë për Malumën, nuk është paguar asnjë lekë, nga asnjë buxhet publik. Se pyeta dhe në bashki. E ka sjellë një kompani private. Unë se dija kush ishte Malumja…”, do të shprehej Rama.

Kryeministri duket se ka qenë në dijeni të shumës dhe ka gënjyer, ose kur ka pyetur në Bashki – siç edhe deklaroi – e ka mashtruar “Lali Eri”.

Ky i fundit ndërkohë, në një aktivitet ku u shfaq krah shefit të tij politik një ditë më parë, tha se Bashkia e Tiranës mundësoi vënien në dispozicion të sheshit për mbajtjen e koncertit.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Bashkia e Tiranës sigurisht që do t’ia japë sheshin për koncert sepse, s’mund t’i themi se meqë 200 vetë protestojnë, do ndalojmë çdo gjë tjetër”, tha Veliaj, i cili sulmoi dhe protestat qytetare, duke i cilësuar “nga më të paqënat”.

Madje, ai bëri me dije se ka persona që kishin paguar rreth 1.000 Euro për një foto me këngëtarin. “Jetojmë në kapitalizëm”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranë.

Më tej, porositi ata që kanë që kishin mundësi të paguanin atë shumë, të solidarizoheshin dhe me fqinjët e tyre duke i ndihmuar.

“Kush ka mundësi të shkoj te Maluma të shikojë dhe fqinjin e vetë. Nëse presim vetëm nga shteti s’kemi kuptuar thelbin e krizës ku jemi”, tha ai.

Thelbin ndoshta, e ka kuptuar Veliaj…. /boldnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *