Bota

(Video) Komentatori ukrainas i Eurovisionit feston fitoren duke brohoritur brenda bunkerit

Fitorja e Ukrainës në Eurovizion vazhdon t’i sjellë pak gëzim kombit të shkatërruar nga lufta, në veçanti Timur Miroshnychenko, një komentatori, reagimi i të cilit në momentin kur vendi i tij fitoi konkursin u kap nga kamerat.

Duke e mbuluar këtë aktivitet nga një vendstrehim kundër bombave në Kiev,  u pa sesi ai u ngrit duke festuar kur “Orkestra Kalush” mundi britanikun Sam Ryder dhe fitoi çmimin e madh.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

Në një intervistë për BBC Breakfast, komentatori Miroshnychenko tha se Eurovisioni i tregoi vendit të tij se “e gjithë Europa qëndron me ne” përballë luftës së Rusisë.

“Ju nuk mund ta imagjinoni se sa e rëndësishme është kjo për ne”, tha ai, duke shtuar se ishte “përmbytur” nga emocionet kur u shpall rezultati.

I pyetur nëse ai shpreson se Ukraina do të jetë në gjendje të presë konkursin vitin e ardhshëm, prezantuesi tha: “Sigurisht”.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkrete
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *