Bota

(Video) Këshilltarët komunal serbë rrihen për qëndrimet rreth Kosovës

Dy këshilltarë komunalë në Apatin të Serbisë, Dejan Baçiq nga koalicioni “Moramo” dhe Millorad Mrgja, kryetari i Këshillit lokal nga Partia Radikale Serbe, janë rrahur në qendër të këtij qyteti serb, ku shumë qytetarë të habitur shikonin të shokuar.

Sipas informacioneve jozyrtare të nova.rs, kjo rrahje erdhi si pasojë e mospajtimit rreth çështjes së Kosovës, e siç mund të shihet në video ata nuk kursejnë asgjë.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
YouTube player

Deri më tani nuk dihet nëse dyshja janë marrë në pyetje nga policia, ndërsa krejt në fund të rrahjes një person i tretë ndërhyn për ta qetësuar situatën.

Videoja për pak minuta është bërë virale, ndërsa komentues të shumtë kanë shkruar komente ironike për këta dy punonjës të administratës lokale serbe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *