Bota

VIDEO/ Këngë Krishtlindjesh në kohë lufte, ukrainasit festojnë në strehën e bombave në Lviv

Lufta nuk i ka ndalur ukrainasit të këndojnë këngët e Krishtlindjeve dhe ta festojnë atë.

Në mediat sociale janë publikuar pamje të banorëve ukrainas, teksa shihen duke kënduar këngët e Krishtlindjeve në një strehë për bomba në qytetin Lviv.

Videoja u shpërnda nga këshilltari i ministrit të punëve të brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, dhe vjen pasi Rusia njoftoi se do të mbante një armëpushim 36-orësh në Ukrainë.

Lexo më shumë  Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Njoftimi i Vladimir Putin se trupat e Kremlinit do të ndalonin së luftuari përgjatë vijës së frontit prej 684 miljesh u refuzua nga presidenti Zelensky.

Kjo erdhi pasi kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, propozoi një armëpushim për festën e Krishtlindjeve Ortodokse të kësaj fundjave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *