Lajme

(VIDEO) Kapen fletë votimi false në një lokal në Elbasan

Nga selia e Partisë Demokratike janë transmetuar pamje që pretendojnë të provojnë një tjetër skemë të manipulimit të votës në zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi drejtëpërdrejt Partinë Socialiste për ngritjen e një “qendre alternative votimi” në fshatin Pekisht të Elbasanit, ku, sipas tij, janë kapur materiale zgjedhore dhe shuma të konsiderueshme parash në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut të fshatit, Dervish Beqiri.

“Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit. Doli nga shinat dhe mbeti aty,” u shpreh Berisha, duke përdorur metaforën tashmë të njohur për skemën e votimit të manipuluar përmes votuesve të kontrolluar dhe votave të paracaktuara jashtë qendrave zyrtare të votimit.

Lexo më shumë  Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje ushtarake

Sipas kreut të opozitës, informacioni për këtë rast i është përcjellë mbrëmjen e djeshme deputetit të sapozgjedhur të Elbasanit, Blendi Himci, i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërhyrë në ambientet e lokalit dhe ka gjetur aty “fletë votimi, lista votuesish dhe narkoeuro”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një skemë ku blerja e votës lidhet drejtpërdrejt me financime të paligjshme.

https://www.facebook.com/share/v/1YzsrgChuZ

“Siç keni parë ju në rastin e Kasharit, Astritit dhe në raste të tjera, ku paralel me qendrat e votimit ishin ngritur zonat e trenit bullgar nga patronazhistët. Kjo ishte një praktikë shumë e përhapur,” theksoi Berisha, duke e lidhur rastin e fundit me një zinxhir denoncimesh të mëparshme që kanë akuzuar PS-në për ngritjen e qendrave të votimit të kontrolluar nga njerëzit e saj.

Lexo më shumë  Konjufca homologut belg: Kosova pret marrjen e pyetësorit për anëtarësim në BE

Pamjet e publikuara nga PD tregojnë fletë votimi, lista me emra dhe materiale që përputhen me dokumentet zgjedhore zyrtare, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim nga Policia e Shtetit apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të sqaruar autenticitetin apo shkeljen që mund të përbëjnë.

Rruga Press

YouTube player