Sport

VIDEO/ Kaosi në derbin Nice-Marseille. Grushta mes lojtarëve dhe tifozëve

Skena të turpshme e të paimagjinueshme vijnë nga kampionati francez.

Në derbin Nice-Marseille, me vendasit që po udhëhiqnin 1-0 ndeshjen dhe me një stadium të tejmbushur, ndodhën skena kaosi e të padenja për një nivel të tillë ku u përfshinë tifozë, lojtarët e të dyja skuadrave madje edhe trajnerët.

https://twitter.com/gexmsvivi/status/1429540416899092482?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1429540416899092482%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Fsport%2Fvideo-e-plote-kaosi-ne-derbin-nice-marseille-grushta-e-perplasje-mes-lojta-i1005971%3Ffbclid%3DIwAR1eMql8UcbRX3pZ0f6Kwz3CTZGEGwj_sgcYMuP9wfgKSDB76_Zlx3BYV8g

Ishte minuta e 74’ kur nga një goditje këndi, Payet u godit me sende të forta nga sektori I ultrasve të Nice dhe lojtari francez nuk përtoi t’ua kthente edhe ai duke i gjuajtur tifozët kundërshtar.

Lexo më shumë  Donjeta Sadiku mposht bindshëm kundërshtaren ruse në Kampionatin Evropian të Boksit

Kaq shërbeu për të nisur kaosin në fushë teksa i gjithë sektori Ultras zbriti në fushë duke sulmuar lojtarët.

Një kaos i vërtetë ku u përfshi edhe trajneri i Marseille, Sampaoli e nga pamjet duken qartë skenat e dhunës. Ndeshja u ndërpre por që pamjet që vijnë nga një kampionat elitar lënë për të dëshiruar.

Lexo më shumë  Donjeta Sadiku mposht bindshëm kundërshtaren ruse në Kampionatin Evropian të Boksit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *